Gjermani, dyshime për sabotim në dy objekte ushtarake, ujësjellës dhe aeroport

E Enjte, 15 August 2024 09:52
 

Pas një incidenti në ujësjellësin e një kazerme të forcave ajrore gjermane në Këln-Wahn, policia dhe sigurimi i shtetit kanë nisur hetimet. Veprime të dyshimta u konstatuan edhe në aeroportin e NATO-s në Geilenkirchen.

Nga Deutsche Welle

Kazerma e forcave ajrore në Këln-Wahn është rrethuar dhe organet hetimore kanë nisur hetimet për shkak të  dyshimeve për një vepër të mundshme sabotazhi kundër Bundeswehr-it.

Ka dyshime për një operacion sabotazhi të drejtuar kundër Bundeswehr-it. Kazerma vazhdon të qëndrojë e mbyllur. Sipas njofitmeve të revistës Der Spiegel ushtarëve dhe personelit civil ju ndalua urgjentisht që të konsumojnë ujin e pijshëm, madje as për të bërë dush.

Dyshime për sabotim

Një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes konfirmoi se hetimet kanë nisur "sepse ka dyshime për një tentativë për të hyrë ose për një hyrje të paligjshme në kazermë". Ai tha se "ka edhe dyshime për sabotim."

[Kazerma e Bundeswehr-it në Këln-Wahn] [Kazerma e Bundeswehr-it në Këln-Wahn]
Kazerma e Bundeswehr-it në Këln-Wahn gjendet direkt pranë Aeroportin Këln-Bon. Aty është e stacionuar një pjesë flotës së aviacionit të Ministrisë së Mbrojtjes.Fotografi: Chris Emil Janßen/picture alliance

Sipas një zëdhënësi të Bundeswehr-it, gjatë kontrolleve të vazhdueshme rutinë që bëhen për ujin e pijshëm të kazermës u konstatuan gjatë natës "vlera jonormale". Pas kësaj u vu re edhe një vrimë në gardhin rrethues të kazermës përmasat e së cilës ishin të tilla sa "përmes saj mund të futej një person".

Hetuesit mendojnë se ka pasur një ose më shumë autorë. Tani ka nisur analiza e filmimeve të kamerave të vëzhgimit. Ende është e paqartë nëse ka një lidhje mes vlerave të ujit dhe vrimës në gardh.

Kazerma e Bundeswehr-it në Këln-Wahn gjendet direkt pranë Aeroportin Këln-Bon. Aty është e stacionuar një pjesë flotës së aviacionit të Ministrisë së Mbrojtjes. Njësi të larta komanduese, si dhe 4,300 ushtarë dhe 1,200 punonjës civilë.

Veprime të dyshimta edhe në Geilenkirchen

Në situatën e përgjithshme të tensionuar veprime të dyshimta u konstatuan edhe përreth aeroportit të NATO-s në Geilenkirchen, nga ku nisen dhe ulen avionët e zbulimit.

Njësitë e policisë ushtarake ndaluan një person pranë gardhit të bazës ajrore të NATO-s. Personi nuk u arrestua, por në aerport është ngritur shkalla e sigurisë dhe u ekzaminua edhe uji i pijshëm. Prej analizave nuk u konstatua ndonjë anomali.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

Sport

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

  Në “Mikheil Meskhi Stadium” të Tbilisit u luajt ndeshja e vlefshme për Grupin B1 të Ligës së Kombeve, shkruan Syri.net. Kuqezinjtë fituan minimalisht 1-0, duke marrë tri pikë të çmuara.  Gjatë pjesës së...

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...