Helikopteri rus ulet pranë bazës ushtarake në Amerikë, burra të dyshimtë zbresin e fshihen në pyll

Diel, 18 August 2024 11:04
 

Një helikopter transporti i prodhimit rus u ul papritur në Eldorado të Karolinës së Veriut mbrëmjen e 12 gushtit, duke shkaktuar shqetësim dhe spekulime tek vendasit, të cilët shprehën frikën për një kërcënim të mundshëm terrorist.

Mi-171E1, një variant i helikopterit ushtarak të transportit dhe luftarak të projektuar nga sovjetikët, u ul në terren pak pas orës 19:00 pranë kryqëzimit të NC 109 dhe Old Thayer Mill Road.

Dëshmitarët raportuan se një helikopter gri, i cili nuk kishte shenja identifikimi, zbriti të paktën shtatë burra të pajisur me çanta shpine, të cilët më pas u zhdukën në pyllin aty pranë.

Shfaqja e papritur e një helikopteri ushtarak që u ul në një zonë në dukje të zakonshme, së bashku me zhdukjen misterioze të individëve që zbritën nga aty, shkaktuan shpejt një valë spekulimesh dhe ankthi në komunitetin vendas.

Misterit i shtohej edhe afërsia e helikopterit me Fort Liberty, i njohur më parë si Fort Bragg, një bazë kryesore ushtarake amerikane që ndodhet më pak se 75 milje larg. Përhapja e shpejtë e informacionit në mediat sociale nxiti thashethemet që varionin nga teza mbi nga aktivitetet e mundshme terroriste deri te operacionet ushtarake të pazbuluara.

Megjithatë, Zyra e Sherifit të Qarkut Montgomery më vonë zbuloi se ulja e helikopterit ishte pjesë e një stërvitjeje të ushtrisë amerikane.

Pronari i tokës ku u ul helikopteri, Lee Hudson, shpjegoi se incidenti ishte për shkak të një keqkuptimi. Ai vuri në dukje se edhe pse ushtria kontaktoi një dyqan aty pranë - më parë në pronësi të të njëjtit person që zotëronte tokën ku u ul helikopteri - dyqani kohët e fundit ndryshoi pronësi.

Hudson tha se incidenti ishte një "keqkomunikim i madh" dhe siguroi komunitetin se nuk kishte asnjë qëllim keqdashës pas stërvitjes. “Ata nuk janë terroristë”, tha ai, duke adresuar shqetësimet e komunitetit.

Ushtria amerikane ka publikuar pak informacion në lidhje me stërvitjen e saj të fundit që përfshin helikopterë. Megjithatë, dihet mirë se CIA dhe agjenci të ndryshme amerikane përdorin avionë të dizajnuar nga sovjetikët.

Tre vjet më parë, helikopteri Mi-17 duhej të bënte një ulje emergjente në oborrin e shtëpisë së dikujt dhe incidenti ndodhi po në Karolinën e Veriut. Gjatë operacionit të rikuperimit, një helikopter Bell 407 ngjyrë gri të errët mbërriti me pjesë këmbimi, duke shkaktuar kuriozitet dhe shqetësim të konsiderueshëm lokal.

Ata helikopterë ishin të lidhur me Zyrën e Teknologjisë Ajrore të SHBA-së, ATO. Ka shumë të ngjarë që ATO, një divizion shumë i klasifikuar i ushtrisë amerikane me bazë në aeroportin ushtarak Felker në Fort Eustis, Virxhinia, të jetë gjithashtu operatori kryesor i helikopterit Mi-171E1 që u ul në Eldorado.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

Sport

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

  Në “Mikheil Meskhi Stadium” të Tbilisit u luajt ndeshja e vlefshme për Grupin B1 të Ligës së Kombeve, shkruan Syri.net. Kuqezinjtë fituan minimalisht 1-0, duke marrë tri pikë të çmuara.  Gjatë pjesës së...

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...