Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

E Enjte, 26 September 2024 12:24
 
 

Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal.

Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme, raportojnë mediat amerikane.

Detajet në lidhje me akuzat e sakta mbetën të paqarta, por besohet se lidhen me akuzat e qeverisë turke që ka financuar ilegalisht fushatën e tij për kryetar bashkie, në këmbim të miratimit të konsullatës turke në Manhatan, sipas burimeve.

Ndërkohë, The City raporton se kryebashkiaku përballet me akuzën se ka vepruar si agjent i huaj i paregjistruar, pasi ka pranuar donacione nga subjekte të huaja.

Megjithatë, aktakuza konkrete, e para për një kryebashkiak në detyrë të Nju Jorkut, pritet të zbardhet këtë të enjte nga prokurori amerikan, Damian Ëilliams.

Kryebashkiaku, në deklarata të mëhershme ka deklaruar se ai po persekutohej nga qeveria federale për të folur për krizën e emigrantëve.

 

“Gjithmonë e kam ditur se nëse do të drejtoja njujorkezët, do të isha një objektiv – dhe një objektiv u bëra.

Nëse më akuzojnë, jam i pafajshëm dhe do ta luftoj këtë me çdo grimcë të forcës dhe shpirtit tim”, u shpreh ai.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...