Dita e Fitores së Azerbajxhanit

Premte, 08 November 2024 17:28
 

Sot Azerbajxhani feston Ditën e Fitores mbi Luftën e Dytë të Karabakut. Është përvjetori i katërt i fitores, të cilën Azerbajxhani e arriti si rezultat i Luftës Patriotike, e cila siguroi fundin e pushtimit armen mbi territoret e njohura ndërkombëtarisht të Republikës së Azerbajxhanit dhe rivendosjen e integritetit të saj territorial.

Çlirimi i Karabakut, toka e lashtë historike e Azerbajxhanit, i dha fund pushtimit territorial, spastrimit etnik dhe dëbimeve të vuajtura nga populli ynë për gati 30 vjet dhe nisi një epokë të re në historinë e Azerbajxhanit.

Siç dihet, pretendimet e pabaza territoriale dhe politika agresive e lindur nga Republika e Armenisë, të cilat nuk bazohen në asnjë fakt historik dhe juridik, bënë që 20% e territoreve të Republikës së Azerbajxhanit të pushtohen që prej fillimit të viteve 1990.

Rreth një milion azerbajxhanas u dëbuan nga shtëpitë e tyre stërgjyshore për shkak të spastrimit mizor etnik që po kryhej në Armeni dhe territoret e pushtuara të Azerbajxhanit.

Rezolutat 822, 853, 874 dhe 884 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të miratuara në vitin 1993, Rezoluta 62/243 e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së e miratuar në vitin 2008, si edhe aktet e disa organizatave të tjera ndërkombëtare, pohuan integritetin territorial dhe sovranitetin e Republikës së Azerbajxhanit, kërkuan tërheqjen e menjëhershme dhe të pakushtëzuar të forcave të armatosura armene nga territoret e pushtuara dhe siguroi të drejtën e personave të zhvendosur për t’u kthyer në vendlindjet e tyre.

Fatkeqësisht, për shkak të pozicionit jokonstruktiv dhe përçarës të Armenisë, përpjekjet e Grupit të Minskut të OSBE-së dhe organizatave të tjera të ngjashme ndërkombëtare për të zgjidhur konfliktin, nuk kishin dhënë asnjë rezultat.

 

Duke përfituar nga pavendosmëria e organizatave ndërkombëtare, pala armene sulmoi linjat e frontit të Forcave të Armatosura të Azerbajxhanit në prill 2016, si edhe në korrik dhe gusht 2020, dhe qëlloi mbi civilët me artileri të madhe, raketahedhëse, automjete të blinduara dhe armë qitëse. Masat e marra nga Republika e Azerbajxhanit, në përgjigje të këtyre provokimeve, rezultuan në humbje të mëdha të forcës njerëzore dhe pajisjeve ushtarake në forcat e armatosura armene. Më 27 shtator 2020, pas një provokimi tjetër, Republika e Azerbajxhanit ushtroi të drejtën e saj për vetëmbrojtje, dhënë nga Karta e OKB-së dhe filloi një kundërofensivë për të detyruar agresorin në paqe dhe për t’i dhënë fund pushtimit të tokave të Azerbajxhanit.

Që në ditët e para, nën udhëheqjen e Ilham Aliyev, Presidentit të Republikës së Azerbajxhanit dhe Komandantit Suprem të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Forcat e Armatosura të Azerbajxhanit mposhtën rëndë forcat e armatosura armene. U deshën vetëm 44 ditë para se Armenia të kapitullonte më 8 nëntor dhe të nënshkruante Deklaratën e Përbashkët përkatëse.

Mosrespektimi i kësaj deklarate nga Armenia e detyroi Azerbajxhanin të merrte në vjeshtën e vitit të kaluar masa lokale 23 orëshe kundër terrorizmit, të cilat rezultuan në rivendosjen e plotë të integritetit territorial dhe sovranitetit të Azerbajxhanit.

Duke siguruar në mënyrë efektive zbatimin e dokumenteve nga OKB-ja dhe organizatat e tjera ndërkombëtare për konfliktin, Azerbajxhani ka arritur jo vetëm rivendosjen e integritetit të tij territorial, por gjithashtu ka krijuar një realitet të ri gjeopolitik në Kaukazin e Jugut.

Një epokë e re ka filluar në jetën e Karabakut, tokës së lashtë dhe historike të Azerbajxhanit - epoka e restaurimit dhe ndërtimit.

Po zbatohen projekte për rivendosjen e vendbanimeve në tokat e vandalizuara gjatë 30 viteve të pushtimit: po ngrihen objekte infrastrukturore, po ndërtohen aeroporte, rrugë, ura, tunele e objekte të tjera, po vendosen linjat e energjisë elektrike dhe të ujit. Janë krijuar kushte që PZHBV-të të kthehen sa më shpejt që të jetë e mundur në vendlindjet e tyre.

Azerbajxhani është një shtet unitar shumëkombësh me një traditë të gjatë tolerance, ku përfaqësuesit e të gjitha grupeve etnike jetojnë në barazi dhe respekt të ndërsjellë. Ky vend është atdheu i përbashkët dhe i pandashëm për të gjithë qytetarët e Azerbajxhanit.

Armenët e Karabakut kanë të njëjtat të drejta dhe liri si qytetarët e tjerë të Azerbajxhanit dhe dhënia e një statusi të veçantë nuk mund të jetë temë për asnjë diskutim.

 Pra, ata janë shumë të mirëpritur të kthehen në Karabak nëse ata janë të gatshëm të respektojnë Kushtetutën e Republikës së Azerbajxhanit.

Vlen të përmendet se 250 mijë azerbajxhanasve etnikë të dëbuar nga Armenia nuk u janë ofruar kushte të ngjashme kthimi.Armenia e konsideron kthimin e tyre në shtëpi si një çështje të sigurisë së brendshme në vend.

Konflikti afatgjatë ka përfunduar, mundësia historike për të vendosur paqe dhe bashkëpunim të qëndrueshëm midis Republikës së Azerbajxhanit dhe Republikës së Armenisë dhe për të siguruar bashkëjetesën paqësore të popujve të të dy vendeve, do të shfrytëzohet mirë. Palët janë në bisedime intensive për paqen dhe ne shpresojmë në përfundimin e tyre sa më të shpejtë.

Azerbajxhani do të vazhdojë të marrë të gjitha masat e nevojshme për ta kthyer rajonin në një vend paqeje, stabiliteti dhe zhvillimi.

Anar Huseynov

Ambasadori i Azerbajxhanit në Shqipëri.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...