Policia e Miçiganit ka arritur të parandalojë në kohë rekord një vetvrasje. Një telefonatë rreth orës një të mëngjesit ka vënë në lëvizje policinë , e cila ka përdorur një mënyrë shumë origjinale që të parandalonte vetë-hedhjen e burrit nga një urë. Ato kanë përdorur 13 kamionë për të shpëtuar burrin, i cili kërcënonte se do të vriste veten.
Ata mbyllën korsitë dhe vendosën që të linin kamionët nën mbikalimin e autostradës ku burri kishte hypur për të vrarë veten.
Kamionët u vendosën për të shkurtuar distancën e rënies së burrit nëse ky i fundit vendoste që të hidhej nga ura.
Për fat të mirë pas disa orësh negociata ai zbriti nga ura dhe u dërgua në spital. Autostrada u hap përsëri për udhëtarët rreth orës 4 të mëngjesit.
Ky është një shembull sesi policia në botë kujdeset për qytetarët e saj, një situatë krejt e kundërt me vendin tonë, ku policia jo vetëm nuk i parandalon dot incidentet të tilla, por edhe nuk gjen kurrë shkaqet pse ndodhin.