Arrestimi dhe dëbimin i turqve nga Kosova/ Komisioni Europian dënon aktin

E mërkurë, 04 Prill 2018 08:40

Komisioni Europian në një komunikatë për shtyp të lëshuar ditën e martë, tha se mënyra e arrestimit dhe dëbimit të 6 shtetasve turq nga Kosova, hedh dyshime mbi mbajtjen e një proçesi të rregullt gjyqësor ndaj tyre në Turqi.

Zëdhënësja e KE-së, Maja Koçijançiç ka nënvizuar se sundimi i ligjit është një parim themelor për Bashkimin Europian, ndaj dhe veprimet e institucioneve të Kosovës duhet të jenë në përputhje me normat e përcaktuara në Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit.

Koçijançiç pohoi se veprimet arbitrare bien ndesh me normat e sanksionuara në këtë marrëveshje.

“Komisioni Europian njeh të drejtën e Turqisë për të gjykuar personat e dyshuar për grushtin e shtetit të para dy viteve, por duhen garantuar të drejtat themelore për këdo”, thuhet në deklaratë.

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...