×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Japoni/ Të moshuarat po kërkojnë të hyjnë në burg për një arsye të trishtë

Diel, 29 Prill 2018 18:01

Japonia ka popullsinë më të vjetër në botë, me të paktën 27 % të tyre që janë mbi moshën 65 vjeç. Megjithatë, vendi po përballet me një problem të paprecedentë. 

Një raport nga Bloomberg thotë se të paktën një në pesë gra në burgjet japoneze janë të moshuara, me të paktën nëntë nga dhjetë prej tyre kryejnë kundërvajtje të vogla si vjedhjet e dyqaneve.

Arsyeja për këtë nuk ka të bëjë me një valë krimi.

Por është një fenomen shumë shqetësues për Japoninë.

Mes viteve 1980 dhe 2015, numri i të moshuarve që jetonin vetëm në Japoni u rrit më shumë se gjashtëfish në gati 6 milionë.

Në vitin 2017, një studim i qeverisë së Tokios zbuloi se më shumë se 50% e të moshuarve që kishin vjedhur jetonin vetëm dhe 40% nuk kishin një familje ose të afërm për t'u kthyer.

Me popullsinë më të vjetër që ndihet gjithnjë e më shumë e izoluar, gratë veçanërisht kryejnë akte kriminale me shpresën se burgu do t'u sigurojë atyre strehim dhe shtëpi.

"Ata mund të kenë një shtëpi, një familje. Por kjo nuk do të thotë se ndihen si në shtëpinë e tyre. Ata ndihen sikur nuk i kuptojnë dhe mendojnë kanë funksion vetëm për të bërë punët e shtëpisë,"-tha drejtoresha e burgut Yumi Muranaka.

Gratë e moshuara, më shumë se burrat, konsiderohen gjithashtu më të prekshëm ekonomikisht, me pothuajse gjysmën e popullsisë femërore mbi 65 vjeç që jetojnë në varfëri. Burgu u ka dhënë këtyre grave një shans për t'i shpëtuar jetës së tyre shtëpiake.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...