×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

SHBA dënon sulmin në Kabul dhe vrasjen e gazetarëve

Tuesday, 01 May 2018 09:55

Një ditë më parë për shkak të sulmeve në Kabul humbën jetën 31 persona prej të cilëve 10 ishin gazetarë. Këto akte janë dënuar ashpër nga Ambasada Amerikane në Kabul.

Në faqen e saj zyrtare u përcoll mesazhi se atje ku mediat janë në rrezik, të gjitha të drejtat e tjera të njeriut gjenden në një kërcënim të madh. Ndër të tjera në mesazh shprehej vendosmëria për të qëndruar në krah të qeverisë afgane në luftën e saj kundër terrorizmit dhe përpjekjeve të vazhdueshme për ta mbajtur vendin të sigurt përballë sulmeve të tilla burracake.

Lajmi i vrasjes së reporterëve,  u cilëesua nga Tom Kent, Presidenti i Radios Europa e Lirë, si tronditës, kjo edhe për shkak se dy nga të cilët ishin punonjës të institucionit të drejtuar prej tij. 

Përpos Sabaëoon Kakar dhe Abadullah Hananzai, nga sulmi i dytë kamikaz në kryeqytetin afgan humbi jetën edhe 28 vjeçarja Maharram Durrani, e cila ishte duke u trajnuar në byronë e Radios Europa e Lirë në Afganistan, dhe do te niste punën në 15 maj.

Në një incident të veçantë, reporteri i shërbimit vendas të BBC-së, 29 vjeçari Ahmad Shah, u qëllua për vdekje nga persona të panjohur në provincën e Khostit.

Autoritetet afgane dhe dëshmitarët thanë se sulmi filloi gjate orëve të hershme të mëngjesit nga një kamikaz me motoçikletë që hodhi veten në erë në afërsi të një zyrë të drejtorisë kombëtare të sigurisë.

Kur punonjësit e shpëtimit dhe ekipet e medias u mblodhën në vendin e ngjarjes disa minuta më vonë, një sulmues i dytë i veshur si gazetar shpërtheu eksplozivet e ngjitur ne trupin e tij, duke shkaktuar shumicën e viktimave.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...