Afganistan/ Komuniteti ndërkombëtar dënon sulmet ndaj gazetarëve

Tuesday, 01 May 2018 16:54

Sulmet kundër gazetarëve në Afganistan acaruan Komunitetin ndërkombëtar thuhet nga OKB-ja.

Të paktën 37 persona, mes të cilëve një fotograf i AFP-së dhe nëntë gazetarë të tjerë, kanë humbur jetën në Afganistan pas një sërë atentatesh të përgjakshme në Kabul dhe në jug.

Atentati i dyfishtë kamikaz, marrë përsipër nga grupi xhihadist i Shtetit Islamik goditi dje kryeqytetin duke shkaktuar të paktën 25 të vdekur, mes të cilëve dhe kryefotoreporteri i AFP-së në Kabul, Shah Marai, 41 vjeç.

Tetë gazetarë të tjerë janë vrarë gjithashtu në momentin e shpërthimit të dytë të ndodhur mes reporterëve.

“Pas atentatit të parë kundër selisë së shërbimeve sekrete afgane, një kamikaz i dytë hodhi veten në erë mes gazetarëve, të cilët kishin mbërritur për të mbuluar sulmin”, sipas policisë.

Sipas Reporterëve pa Kufi, bëhet fjalë për atentatin më të përgjakshëm kundër medias që prej rrëzimit të talebanëve në vitin 2001.

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres shprehu indinjatën e tij pas atentatit të dyfishtë, që shkaktoi gjithashtu edhe 49 të plagosur, shkruan Atsh.

“Në një sulm të tretë, 11 fëmijë u vranë dhe 16 persona u plagosën, mes të cilëve ushtarë rumunë dhe afganë, kur një kamikaz hodhi në erë automjetin e tij kundër një autokolone të NATO-s në provincën e Kandaharit.

“Është normale për njerëz që nuk mund të fitojnë me votë, atëherë ata përdorin bomba”, theksoi sekretari amerikan i Mbrojtjes, Jim Mattis duke iu referuar zgjedhjeve legjislative që do të zhvillohen në muajin tetor në Afganistan.

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo i dënoi ashpër këto sulme barbare.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...