Atentat ndaj ministrit të Brendshëm, policia arreston në kohë rekord të dyshuarin

Diel, 06 May 2018 17:16

Ministri i Brendshëm i Pakistanit, Ahsan Iqbal është plagosur me armë zjarri në provincën Punxhab, ku po zhvillonte një takim. Lajmi është bërë i ditur nga zëvëndësministri i Brendshëm, Talal Chaudhry, i cili ka thënë se Iqbal është qëlluar me plumb në dorë, në sulmin në qarkun Narowal.

Ministri është dërguar në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën, kanë raportuar mediat lokale, duke cituar policinë dhe familjen e minsitrit.

Portali Dawn.com ka cituar zyrtarin policor Imaran Kishwar të ketë thënë se sulmuesi ka përdorur një pistoletë për të qëlluar ministrin nga një distancë rreth 20 metrash.

Policia ka arrestuar të dyshuarin, i cili besohet se është në të 20-tat. Identiteti i tij nuk bëhet i ditur, pasi policia po heton shkaqet që e çuan 20 vjecarin të kryente atentatin.

Modifikuar më Diel, 06 May 2018 18:21
Login to post comments