Duke nisur nga 25 maji, shtetet e BE do të kenë një arsenal rregullash të reja për marrjen e kontrollit të të dhënave të tyre personale, përballë rreziqeve të kohës dixhitale, mishëruar së fundi nga skandali që goditi rrjetin social “Facebook”.
Rregulli i Përgjithshëm për Mbrojtjen e të Dhënave (RGPD) do të krijojë riforcimin e të drejtave individuale dhe të japë detyrime strikte për kompanitë që mbledhin ose trajtojnë informacione personale në BE apo kudo qofshin.
Shitjet online, bankat dhe organizmat e tjerë do të ndëshkohen me gjoba të rënda, gjithashtu dhe platformat e mëdha si Facebook, Google apo Twitter, për të cilët këto të dhëna përbëjnë një minierë ari, shfrytëzuar veçanërisht për fushata publicitare.
Në një guidë për qytetarët, Komisioni Europian, ka kërkuar që përdoruesit të marrin të dhënat e tyre nën kontroll duke listuar progreset e bëra nga RGPD kundër mashtrimeve, vjedhjeve apo përdorimit të paatorizuar të të dhënave, në sfondin e zbulimeve të fundit të shoqërisë “Cambridge Analytica”.