SHBA/ Sanksione oligarkëve rusë

Premte, 06 Prill 2018 16:01

Administrata e Shteteve të Bashkuara të Amerikës shpalli të premten sanksione të gjera kundër 38 individëve dhe kompanive ruse, në kuadrin e asaj që zyrtarët e lartë të administratës e cilësuan si përgjigje ndaj “prirjes ruse për aktivitete keqdashëse”për të gjithë botën.

Sanksione do të marrin shtatë oligarkë rusë, midis tyre edhe Oleg Deripaskën, një manjat të aluminit dhe aleat i afërt i presidetit rus Vladimir Putin dhe 12 kompaniveqë ata kontrollojnë ose kanë në pronësi. Po ashtu në vëmëndje të tyre do jenë gjithashtui edhe 17 zyrtarë të lartë rusë dhe një kompani shtetërore për tregëtimin e armëve.

Zyrtarë të shtetit Amerikan thonë se “nuk janë në përgjigje të një veprimi apo çështjeje të vetme”, por objekivi I të cilëve është që të jenë kundër “prirjes së vazhdueshme dhe gjithnjë e më arrogante të veprimtarive të qeverisë ruse në gjithë botën”.

Në një njoftim për gazetarët zyrtarët e amerikanë përmendën pushtimin e Krimesë nga Rusia, destabilizimin e Ukrainës lindore, mbështetjen për qeverinë siriane të Bashar al-Assadit, "aktivitetin e vazhdueshëm keqdashës kibernetik” të Moskës dhe "sulmet e vazhdueshme të Rusisë për të sabotuar demokracitë perëndimore”.

"Elitat nuk janë të zhveshura nga përgjegjësia për veprimet e qeverisë ruse”, tha një zyrtar amerikan, duke shtuar se oligarkët rusë duhet ta përdorin ndikimin e tyre “për t’i dhënë fund ciklit të destabilizimit të aktivitetit rus në gjithë globin”.

Ai tha se kriminelët kanë “nxjerrë përfitime masive nën regjimi e Putinit dhe luajnë një rol kyç në programin e tij keqdashës”.

Sanksionet që do të vendosen kanë si qëllim që të pengojnë të gjitha pronat e oligarkëve që janë nën juridiksionin amerikan dhe amerikanëve do tu ndalohet që të bëjnë biznes me kompanitë dhe personat mbi të cilët po vihen sanksione, thanë zyrtarët.

Një lëvizje e tillë vlen po ashtu edhe për Britaninë, Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera të NATO-s dëbuan mbi 150 diplomatë rusë, në shenjë solidariteti për helmimimin me një agjent nervor të ish-spiunit rus Sergei Skripal dhe vajzës së tij, Yulia në Britani, shkruhet tek zëri i amerikës.

Britania fajsoi Rusinë për helmimin, por rusia e ka mohuar të ketë rol dhe ka dëbuar një numër të njëjtë diplomatësh perëndimorë duke e përkeqësuar situatën politike.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...