Policia serbe njoftoi sot arrestimin e një personi të kërkuar nga FBI, i dyshuar se i përkiste një grupi piratësh informatik të quajtur “The Dark Overlord”.
“Arrestimi i këtij personi, 38 vjeç, me kombësi serbe dhe i identifikuar me inicialet S.S., u realizua në kuadër të një operacioni ndërkombëtar të ndërmarrë nga FBI”, theksoi policia serbe në një komunikatë.
“I dyshuari akuzohet për akses të paligjshëm në kompjuterat e mbrojtur dhe në rrjetet komjuterike”, shtoi ajo.
Qëllimi i këtij operacioni ishte identifikimi dhe kapja e një grupi piratësh të cilët, duke përdorur emrin “The Dark Overlord” në internet, kryenin sulme informatike që prej qershorit 2016.
“Hetimi mundësoi identifikimin e të paktën 50 viktimave të këtyre sulmeve”, shtoi i njëjti burim.