Duhen më pas se 1 muaj nga fillimi i Botërorit në Rusi por përgjatë gjithë kësaj kohe nuk kanë rreshtuar kërcënimet e ISIS. Organizata terroriste ISIS prej kohësh kërcënon botën politike se do të marrë hak për të gjthë myslimanët që janë vrarë, vrasje që sipas tyre vijnë nga bota politike perëndimore. Por siç duket, për ISIS nuk është vetëm politika objektiv. Sot ISIS ka bërë një tjetër kërcenim ku në foton e publikuar prej tyre shihen Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, dy personazhe që janë prej kohësh në objektiv.
Foto ishte e shoqëruar me disa fjalë: “Gjaku juaj do ta lajë tokën”.
Grupi terrorist ka poaralajmëruar para disa kohësh se objektivi i rradhë është Rusia, frika është duke u rritur pasi nuk përjashtohet mundësia që kërcënimet të kthehen në vepra.