×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

FRANCË/ Arrestohen dy gra për sulmin xhihadist me thikë në Paris

E Enjte, 17 May 2018 20:10

Dy vajza u arrestuan sot në Paris, në kuadër të hetimit për sulmin xhihadist me thikë, ku u regjistrua një i vdekur, njoftoi prokurori i Parisit, François Molins.

Këto dy gra janë bashkëpunëtore të Khamzat Azimov, autori i sulmit dhe Abdoul Hakim A., një nga shokët e tij që pritet të dalë sot para gjykatës për një aktakuzë të mundshme, saktësoi Molins për median.

Në mesin e tyre, renditet Inès Hamza, e martuar me Abdoul Hakim A., para se të përpiqej të largohej në Siri, bëri të ditur për median një burim i afërt me hetimin.

Login to post comments