John Bunn u përlot dhe preku duart e gjykatëses që e liroi nga burgu pasi kishte kaluar 17 vite në qeli i dënuar gabimisht për një krim që nuk e kishte kryer.
41-vjeçari u akuzua për vrasjen e një oficeri jashtë detyrës. Dyshimet për dënimin gabimisht të Bunn lindën në vitin 2016, kur u zbulua se hetuesi i çështjes së asaj kohe, Louis Scarcella, përdori praktika të rreme dhe mashtruese.
Ditën e martë, 41-vjeçari u lirua nga të gjitha akuzat. Kur trupa gjykuese e shpalli të pafajshëm, salla duartrokiti dhe Bunn u përlot.
“Dua t’ju falenderoj e nderuar sepse kam luftuar 17 vite për jetën time”, i tha gjyqtares kryesuese të çështjes.
Jashtë sallës së gjyqit, Bunn u tha gazetarëve se ndihej i bekuar dhe kishte falenderuar Zotin që më në fund kishte arritur në këtë pikë.