Senati amerikan konfirmoi zonjën Gina Haspel si drejtoren e re të CIA-s. Ajo është gruaja e parë që shërben në këtë post. Emërimi i zonjës Haspel për të drejtuar agjencinë e spiunazhit ringjalli një debat rreth praktikave tashmë të ndaluara të torturës.
Ajo u konfirmua pasi disa demokratë iu bashkuan shumicës republikane duke thënë se ata do ta mbështesnin kandidaten e paraqitur nga Presidenti Donald Trump.
Udhëheqësi i shumicës republikane, Mitch Mçonnell, arriti të bindte anëtarët ta miratonin emërimin e zonjës Haspel megjithë disa kundërshtime, duke përfshirë senatorin John Mçain, i cili u kishte bërë thirrje kolegëve ta hidhnin poshtë atë.
Republikanët vlerësuan karrierën 33-vjeçare të zonjës Haspel në CIA, nga operative në shumë vende të botës e deri tek emërimi për të shërbyer si drejtoresha e parë grua e agjencisë