Dimitrios Pagourtzis, 17 vjeç, nxënësi i arrestuar për tragjedinë e shkaktuar në një gjimnaz në Texas, ka tallej nga shokët e klasës dhe nga trajneri, sipas një të njohuri të tij, shkruan Washington Post.
“Në ditarin e tij, Dimitrios Pagourtzis, planifikonte të vriste dhe të vetëvritej”, ka bërë të ditur guvernatori i Teksasit, Greg Abbott, duke shtuar se “në makinën dhe në banesën e nxënësit-vrasës u gjendën molotov dhe pajisje të tjera.
Ndërkohë, në gjykatë, i riu është shfaqur i qetë.
Mund të jetë pikërisht bulizmi, shkaku i tragjedisë, ndërkohë që mbetet për t’u rindërtuar ngjarja në detaje.
Përsa i përket profilit të vrasësit 17 vjeçar, faqet e profileve të tij në rrjetet socialte tregojnë foton e tij të veshur me një bluze në të cilën shkruhet :born to kill (lindur për të vrarë) dhe imazhe të tjera të një xhakete të gjatë jeshile me simbole naziste.