“Republika Ilinditase e Maqedonisë”, Greqia njofton vendimin

Diel, 20 May 2018 10:47

Qeveria e Greqisë ka refuzuar propozimin sipas të cilit emri i ardhshwm i Maqedonisw tw ishte “Republika Ilinditase e Maqedonisë”. Nga kabineti i kryeministrit Tsipras, pas takimit që pati Zaev në Shkup me liderët partiak, kanë njoftuar se është për t’u përshëndetur fakti që pala në Shkup ka pranuar se nuk mund të ketë zgjidhje “pa erga omnes”, gjegjësisht për të gjitha përdorimet, shkruan ‘Ina Online’.

Megjithatë, ne i inkurajojmë fqinjët tanë të vazhdojmë të punojmë së bashku që të gjejmë zgjidhje të përbashkët me përcaktim gjeografik ose kohor, siç është propozuar nga ana e negociuesit Metju Nimic.

Njoftimi nga kabineti i Tsipras

Gjatë ditës, Tsipras ka informuar liderët parlamentare dhe presidentin e Greqisë, për propozim emrin, por nuk mori përkrahje. Të gjithë liderët e opozitës e kanë refuzuar propozimin e ri duke thënë se me të “përforcohet irredentizmi”.

Login to post comments