Rreth 721 persona janë raportuar të helmuar në Iran, pasi kanë konsumuar një lloj kërpudhe të egër, ndërkohë që 9 persona kanë humbur jetën.
Sipas mediave vendase, rreth 190 persona ndodhen aktualisht nën shërbimin e rreptë të stafit mjekësor, ndërkohë që 523 të tjerë janë cilësuar si jashtë rrezikut për jetën.
Autoritetet kanë shpallur njëfarë gjendje emergjence, sepse 50 persona të cilët ndodhen në gjendje kritike kanë nevojë urgjente për transplant mëlçie, ndërsa në rast të kundërt ata e kanë të humbur betejën.
E gjithë kjo situatë thuhet se është krijuar pë shkak të shirave acid të cilët kanë ndikuar te bima, ndërkohë që është paralajmëruar që të gjithë qytetarët të shmangin kontaktet me të gjitha llojet e këpudhave.