Mike Pompeo, në daljen e tij të parë si Sekretar Shtetit, duke folur në “Heritage Foundation” se SHBA do të ndërmarrë sanksione akoma më të rënda ndaj Iranit, nëse nuk do të ndryshojnë politikat e saj në Lindjen e Mesme.
Pompeu tha se marrëveshja e bërë nga presidenti i mëparshëm, Barack Obama ishte një bast, çka solli pasoja të mëdha për njerëzit që jetojnë në Lindjen e Mesme.
"Strategjikisht, administrata e Obamës vuri një lloj basti mbi Iranin, se marrëveshja do ta nxiste atë që të ndalonte veprimet e tij mashtruese dhe të përputhej me normat ndërkombëtare. Basti u humb, duke shkaktuar pasoja masive për të gjithë njerëzit që jetojnë në Lindjen e Mesme", -tha Pompeu.
Por presidenti Donald Trump është i vendosur që një gjë e tillë të mos përsëritet më dhe është i gatshëm të shtojë sanksione ekonomike, duke mos përjashtuar angazhimin ushtarak ndaj Iranit.
Pompeo, duke zbuluar politikën e re të administratës së Trump për Iranin, vetëm disa javë pasi Presidenti Donald Trump u tërhoq nga marrëveshja bërthamore, tha se SHBA do të punojnë për të luftuar aktivitetet e Teheranit dhe për të frenuar ndikimin e saj në Lindjen e Mesme.
Sekretari amerikan i Shtetit është zotuar se kurrë nuk do të lejohet që sistemi bërthamor i Iranit të fitojë.
"Regjimi iranian duhet ta dijë se ky është vetëm fillimi," shtoi Pompeo. "Unë do të kujtoj udhëheqjen në Iran se çfarë ka thënë presidenti Trump: Nëse ata rifillojnë programin e tyre bërthamor, do të thotë probleme më të mëdha, probleme më të mëdha se ata që kanë pasur ndonjëherë më parë.", -tha ai.
Pompeo bëri me dije edhe 12 pikat që Teherani duhet të zbatojë, në mënyrë që SHBA të ulet përsëri për të diskutuar dhe për t’ju dhënë fund sanksioneve.
“Irani duhet të ndalojë mbështetjen e tij për grupet si Hezbollah në Siri dhe Liban; të ndalojë programin e saj të raketave; fund të gjitha pasurimet bërthamore; t'u japë inspektorëve qasje në çdo pjesë të vendit për të siguruar që Teherani nuk ka rifilluar programin e tij bërthamor; të heqë dorë nga kërcënimet ndaj aleatëve të SHBA në rajon, si Izraeli dhe Arabia Saudite; dhe të lejojë që të gjitha transportin ndërkombëtar të vazhdojnë pa pengesa.”, -deklaroi Sekretari amerikan i Shtetit.
Në këmbim të një ndryshimi në sjellje, Pompeo tha se SHBA do të jenë të gatshëm t'i japin fund sanksioneve, të rivendosin marrëdhëniet tregtare dhe të lejojë që ajo të ketë teknologji të përparuar. Ai e bëri të qartë se administrata e Trump ishte e gatshme të ndahej me aleatë dhe madje të përdorte sanksione kundër tyre nëse ishte e nevojshme.
"Ne e kuptojmë ri-vendosja e sanksioneve dhe presioni i ardhshëm mbi regjimin iranian do të paraqesë vështirësi financiare dhe ekonomike për një numër miqsh", tha Pompeo, duke shtuar se do të mbahet shënim çdo shtet që bën biznes me Iranin, për të cilat SHBA i ka ndaluar.
Deklaratat e Sekretarit amerikan të Shtetit, u bënë vetëm një javë pasi Donald Trump njoftoi se kishte vendosur të zhbënte marrëveshjen e arritur me Iranin nga administrata Obama tre vite më parë.
/55News.al/