×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

18 vjet burg për krimin që nuk e kreu kurrë, ja si reagon 42-vjeçari kur dëgjon për lirimin

E mërkurë, 23 May 2018 18:58

Kaloi moshën më të bukur të rinisë në burg, për  një krim që nuk e kishte kryer kurrë. Ky është rasti i Tomasz Komenda, i cili ishte 24 vjeç kur u dënua dhe doli nga burgu 42 vjeç.

Ky që shihni në videon më poshtë, është momenti kur ai dëgjon vendimin për lirimin e tij nga burgu, pas 18 vitesh.

Ai duket i përlotur dhe vendos duart në fytyrë, sapo dëgjon se do të lirohet. Pas rishqyrtimit të provave të reja mjeko-ligjore u konstatua se Komenda, nuk e ka kryer përdhunimin për të cilën u akuzua në Poloni në vitin 1997.

Pas lirimit të tij, ai tha: “Po pyes veten se çfarë gabimi kam bërë që jeta ime u kthyer në një ferr për 18 vite. Gjatë gjithë asaj kohe unë u trajtova si ndyrësirë”.

Ngjarja:

Një 15 vjeçare u përdhunua dhe më pas u vra gjatë një party për Vitin e Ri në vitin 1997 në Poloninë Jug-Perëndimore.

Provat e gjykatës treguan se ajo vdiq nga humbja e gjakut. Kur policia gjeti trupin e saj, ata fillimisht kishin disa persona të dyshimtë, pasi në vendngjarje u gjetën shumë prova. E mitura ishte me shenja kafshimesh në trup.

Në vendngjarje u gjetën qime dhe një kapele burrash. Pas verifikimeve të asaj kohe, policia arrestoi Komendan si vrasësin e të miturës. Edhe pse 42- vjeçari nuk i pranoi në fillim akuzat, pasi kishte mungesë provash dhe deponimi i dëshmitarëve nuk u mor parasysh.

12 njerëz konfirmuan alibinë e tij, se ai ishte rreth dy kilometra larg nga vendi i ngjarjes në atë kohë.

Më vonë ai u detyrua të pranonte ato që tha policia, pasi u kërcënua dhe u keqtrajtua. “Ata më rrahën aq shumë sa që unë do të kisha pranuar edhe të qëlloja Papën”, ka thënë Tomasz Komenda.

Modifikuar më E mërkurë, 23 May 2018 19:04

Video

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...