Jahti i ish-liderit jugosllav, Josip Broz Tito do të trasformohet në një muze, bëjnë me dije mediat kroate.
Josip Broz Tito lindi në Kumrovec të Kroacisë dhe udhëhoqi Jugosllavinë për 35 vjet, deri sa ndërroi jetë, në vitin 1980. Superjahti i tij quajtur ”Galeb” (”Pulëbardha”), ka qënë i frekuentuar nga politikanë të rangut të lartë, diva hollivudi, dhe aktualisht gjendet në portin e lumit Rijeka, në veri te Adriatikut, i ndryshkur, me mobiljet luksoze të shkatërruara dhe në gjendje të mjerueshme. Shndërrimi i tij në muze do të kushtojjë mbi 5.4 milionë euro”, shkruajnë mediat kroate.