Lajmi i Fundit/ Italia sërish në krizë, kryeministri jep dorëheqjen

Diel, 27 May 2018 20:34

Italia përfundon sërish në krizë pas dorëheqjes së papritur të kryeministrit ngarkuar për formimin e qeverisë së re Giuseppe Conte.

Vendimi i Contes vjen pasi presidenti Sergio Mattarella vuri veton ndaj ministrit të ri të ekonomisë duke u shprehur me ironi se “Kërkova qeveri, por më dhanë një cirk”.

Kështu, Conte ka paraqitur sot dorëheqjen te presidenti Mattarella. Italia është pa qeveri që prej 4 marsit pasi asnjë parti politike nuk mund të formojë mazhorancën.

Login to post comments