Dy oficerë qëllojnë me grushte në kokë dhe në trup një 20-vjeçare teksa po e arrestonin.
Videoja është postuar në rrjetet sociale të dielën, duke shkaktuar bujë dhe në të duken tre oficerë të departamentit të policisë së Wildwood, SHBA, që po përpiqen të ndalojnë Emily Weinman, 20 vjeçe buzë detit.
Incidenti u shënua në ditën Memoriale, të SHBA-ve.
Një oficer hipën mbi të, tjetri i mban këmbët ndërsa tjetri e qëllon.
Weinman është ndaluar për posedim ilegal alkooli në plazh dhe rezistencë ndaj arrestimit dhe sulm ndaj policëve, madje i ka pështyrë ata.
Nga videoja dëgjohen policët që i thonë vajzës nga Filadelfia, të mos bëjë rezistencë.