Dy oficerë policie janë vrarë pasi një person hapi zjarr në qytetin Liege të Belgjikës.
Autori mori peng një grua në një shkollë lokale, bëjnë të ditur mediat vendase. Policia i tha “BBC” se, ka neutralizuar autorin dhe se, situata është nën kontroll.
Edhe një kalimtar ka humbur jetën ndërsa dy të tjerë u plagosën bën të ditur transmetuesi belg “RTBF”.
Policia ka rrethuar bulevardin “Avroy” në qendër të qytetit, ku ndodhi sulmi.
Autori i sulmit u qëllua nga Skuadra Antiterorr.
Ndërkohë fëmijët janë të sigurt, dhe nën mbrojtjen e policisë. Ata do të evakuohen nga shkolla dhe do të merren me autobus në një shkollë tjetër.