Gazetari investigativ rus, Arkadiy Babchenko është vrarë në moshën 41-vjeçare.
RT shkruan se gazetari Arkadiy Babchenko, i cili u qëllua me armë zjarri, u gjet në banesën e tij nga gruaja, e cila thirri shërbimet e emergjencës. Gazetari thuhet se u dërgua me urgjencë në spital, por vdiq në ambulance.
Nga të dhënat e departamentit të policisë në Kiev, thuhet se gazetari vdiq në ambulancë nga plagët e tij.
Informacioni rreth vrasjes së gazetarit u konfirmua nga deputeti i Rada Verkhovna Anton Gerashchenko.
Në muajin shkurt të vitit 2017, Arkady Babchenko u largua nga Rusia, duke thënë se po merrte kërcënime. Gazetari është i njohur për pikëpamjet e tij të ashpra kundër autoriteteve ruse dhe presidentit Vladimir Putin.