Ukrainë/ Vrasja e rreme e gazetarit, në pranga porositësi

Premte, 01 June 2018 09:14

Një ditë më parë vrasja e gazetarit rus, kritik i Kremlit u përgënjeshtrua si inskenim i shërbimive sekrete ukrainase.  

Pas kësaj është vendosur masa e arrestit me burg për një biznesmen që dyshohet se komplotoi për vrasjen gazetarit rus Arkady Babchenkon.

Borys Herman akuzohet se pagoi 15 000 dollarë për të vrarë Arkady Babchenkon në Kiev. Por ai thotë se nuk ka dashur të vrasë askënd dhe thjesht bashkëpunoi me shërbimet e sigurisë ukrainase SBU. Këto të fundit inskenuan vrasjen e gazetarit me pretendimet se shmangën një komplot rus.

Por pasi u zbulua se ishte ende gjallë, Babchenko tregoi se u përdor gjak derri dhe një grimiere për të krijuar skenën e vrasjes së rreme. Sipas Babchenkos, pasi doli lajmi se ai vdiq, biznesmeni Herman i pagoi 15 000 dollarë vrasësit. Por sipas SBU, vrasësi ishte një agjent i saj i infiltruar që më pas shërbeu për të arrestuar biznesmenin.

Ukraina është kritikuar ashpër për inskenim që krijoi dhe kritikët thonë se kjo lëvizje i ka dhënë Rusisë avantazh moral. Vetë Moska e përshkroi operacionin ukrainas si një akt provokimi.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...