Horoskopi ditor, e enjte 2 maj 2019

E Enjte, 02 May 2019 08:17

Njihuni me parashikimin e astrologut italian Paolo Fox, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje.

Dashi

Do të jetë një ditë pozitive në çdo drejtim, por sidomos në sferën sentimentale. Mërkuri dhe Venusi do të jenë në favorin tuaj, ndaj përfitoni nga ky moment.

Demi

Kjo ditë shënon një fillim muaji të mbushur me kënaqësi, sa i takon sferës profesionale. Lidhur me dashurinë do të ketë disa luhatje. Ndoshta po i përkushtoheni punës totalisht, për të kompensuar varfërinë e ndjenjave. Por mbani parasysh se sado persona të fortë të jeni, nuk mund të rrini gjithë kohës vetëm.

Binjakët

Kjo e enjte do të jetë mjaft pozitive, e mbushur me kënaqësi në raportin në çift, ku më në fund do të ketë rikuperim, krahasuar me periudhat e errëta të javëve të kaluara. Përfitoni nga ky moment, edhe për të bërë ndonjë hap më shumë në sferën profesionale.

Gaforrja

Jeni disi të stresuar për shkak të punës, ku do të ndjeni peshën e përgjegjësive lidhur me çështjet e jetës private, familjare dhe sentimentale. Mundohuni që të sqaroni situatën dhe të reflektoni mirë për të kuptuar se cilat janë prioritetet e jetës tuaj.

Luani

Parashikohet një e enjte pozitive në punë, ku do të merrni propozime interesante. Do të jeni të karikuar me energji, të cilën mund ta përdorni në mënyrën më të mirë dhe mundësitë nuk do t’iu mungojnë.

Virgjëresha

Do të jetë një ditë neutrale, dhe përmirësimi do të vijë vetëm të premten, sidomos për ndjenjat. Kështu që nëse jeni vetëm, mos u druani të guxoni. Yjet sjellin një sërë zhvillimesh pozitive lidhur me projektet e reja në punë.

Peshorja

Ju pret një ditë e mbushur me tension dhe nervozizëm, gjatë së cilës nuk do të mungojnë polemikat. Do të duket sikur jeni kundër të gjithëve dhe sikur asgjë nuk shkon mirë, pasi do e keni mendjen vetëm për të kritikuar. Kjo gjë do të ndodhë edhe në dashuri, por bëni kujdes, pasi në këtë fushë situata do të jetë më delikate.

Akrepi

Do të jetë një ditë e qetë, ku do të keni mundësi të relaksoheni. Megjithatë bëni mirë që të reflektoni dhe të kuptoni se çfarë dëshironi vërtetë, shkruan noa.al.

Shigjetari

Ju pret një ditë pozitive dhe e mbushur me energji, të cilën duhet ta përdorni mirë… por mbi të gjitha, duhet ta përdorni. Dikush prej jush, shmang reagimet vetëm për të mos prishur rehatinë. Yjet sugjerojnë që ka ardhur momenti për të reaguar.

Bricjapi

Gjatë kësaj dite duhet të mundoheni që të qëndroni larg polemikave, stresit dhe diskutimeve. Kjo nuk është një nga ditët më të mira, ndaj mundohuni që ta kaloni sa më qetë. Fundjava do i përmirësojë gjërat.

Ujori

Parashikohet një ditë mjaft e bukur, ku do të keni mundësi që të flisni hapur për gjithë sa mendoni. Këshillohet që të sqaroni çdo keqkuptim sa më parë. Do të ndiheni më mirë dhe rezultatet do të flasin hapur.

Peshqit

Mundohuni që ta kaloni këtë ditë në mënyrën më të qetë të mundshme, pasi keni nevojë. Po ashtu keni nevojë që të rishikoni shpenzimet, pasi situata mund të mos jetë siç e mendoni. Në dashuri do të ketë konfirmime për historitë e lindura së fundmi.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...