Horoskopi ditor, e mërkurë 15 maj 2019

E mërkurë, 15 May 2019 08:36

Njihuni me parashikimin e astrologut italian Paolo Fox, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje.

Dashi

Ka disa pengesa që duhet të kapërceni, ndaj do ju duhet më shumë punë. Do të jepni maksimumin tuaj për ti çuar gjërat deri në fund, pavarësisht rezultatit.

Demi

Keni shumë planete në favorin tuaj, ndaj bëni mirë që të përfitoni. Edhe në dashuri, duke parë ndikimin tranzit të Venusit në shenjën tuaj, do të jeni mjaft të favorizuar. Lajme të mira priten për gjithë ata që janë në çift, ndërsa edhe kush është vetëm mund të gjejë personin e duhur.

Binjakët

Më në fund ju pret një ditë rikuperimi, ku do të mund të merrni frymë lirisht, edhe pse mund të haseni me ndonjë problem në sferën profesionale. Busulla juaj kryesore është dashuria. Ndërkohë zhvillime të rëndësishme parashikohen edhe për ata që janë vetëm.

Gaforrja

Ndoshta ka ardhur momenti që të shihni brenda zemrës tuaj, për të kuptuar çfarë doni vërtetë. E keni lënë dashurinë pas dore, ndaj bëni mirë të kuptoni nëse kjo gjë ka ndodhur pasi lidhja nuk funksiononte më, apo nëse ndjenja është ende dhe duhet të rikuperoni.

Luani

Kjo e mërkurë do ju gjejë disi nervoz, ndaj duhet të tregoheni të kujdesshëm në raportet ndërpersonale. Edhe nëse keni të drejtë, mund t’iu ikë ndonjë fjalë më shumë dhe të prishë çdo gjë.

Virgjëresha

Do të jetë një ditë pozitive sidomos sa i takon ndjenjave. Mjaft e favorizuar është dashuria si për ata që janë në çift prej kohësh, edhe për ata që janë vetëm. Kjo është një periudhë e mirë edhe sa i takon punës, ku do të keni mundësi që të bëni ndryshimet që dëshironi.

Peshorja

Kjo e mërkurë do ju gjejë të tensionuar si në sferën profesionale edhe në atë personale. Të dyja këto fusha do të jenë të lidhura, pasi nervozizmi që do të lindë për shkak të problemeve profesionale do të ndikojë edhe në punë. Humori i keq do të dominojë gjatë gjithë ditës.

Akrepi

Do të jetë një ditë neutrale, në pritje të fundjavës, e cila do të sjellë përmirësime sa i takon ndjenjave. Ndërkohë mundohuni që të hapeni më shumë, dje të mos qëndroni të mbyllur me veten dhe peng të së shkuarës.

Shigjetari

Kjo e mërkurë do të jetë mjaft pozitive, do të ndiheni në formë dhe gjithë energji. Këshillohet që ta shfrytëzoni më mirë sferën profesionale, në mënyrë që të korrni më shumë rezultate.

Bricjapi

Kjo ditë nuk do të jetë shumë pozitive, duke pasur në sfond probleme të natyrës profesionale, shkruan noa.al. Do të jeni shumë të zënë me punë dhe kjo gjë do të ndikojë edhe në sferën sentimentale.

Ujori

Jeni në një fazë ku keni dëshirë për të vepruar, por në fakt do të hasni në bllokime të cilat nuk do të përmbushin dëshirat tuaja. Do të ketë vonesa, lidhur me disa përgjigje që prisni.

Peshqit

Venusi do ju shohë me simpati, ndaj përfitoni për të buzëqeshur dhe për ta jetuar jetën më lirisht, në mënyrë që të jeni më pak melodramatik, sidomos në dashuri. Sigurisht problemet nuk mund të zgjidhen brenda çastit, por është mënyra me të cilën ju i përballoni, ajo që bën ndryshimin.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Indrit Hoxha: Ishte SPAÇ, u bë SPAK

Politikë

Indrit Hoxha: Ishte SPAÇ, u bë SPAK

Nga Indrit Hoxha:  -"Ishte SPAÇ, u be SPAK."  

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...