Rezultatet e IQ tek të rinjtë kanë filluar të përkeqësohen pas rritjes në mënyrë të vazhdueshme nga Lufta e Dytë Botërore, thotë një studim i ri.
Rënia, e cila barazohet me rreth shtat pikë për gjeneratë, besohet të ketë filluar me ata të lindurit në vitin 1975.
Rënia e rezultateve shënon fundin e një trendi- i njohur si efekti Flynn- i cili ka parë rritje mesatare të IQ-ve për 60-70 vitet e fundit, me afërsisht tre pikë një dekadë.
Shkencëtarët i kanë përshkuar rezultatet si “mbresëlënëse”, por “goxha shqetësuese”.
Rënia ka të bëjë me një ndryshim në teknikën e mënyrës se si mësohen gjuhët dhe matematika në shkolla. Por shkak kryesor mbetet edhe ndikimi që ka teknologjia në jetën tonë duke na lehtësuar gjithçka pa pasur nevojë të rrisim aktivitetin e trurit tonë.