Shkencëtarët zbulojnë thuajse çdo ditë të reja rreth trupit të njeriut, madje disa prej tyre janë shumë të habitshme.
Më poshtë janë të renditura disa fakte që tregojnë se ka diçka vërtetë të fuqishme në trupin e njeriut.
Acidi në barkun e njeriut mund ta shkrijë lehtësisht një brisk rroje. Por sigurisht nuk keni nevojë ta provoni këtë.
Njerëzit mund të jetojnë pa stomak, me 75% të mëlçisë, një veshkë, 80% të zorrëve, një mushkri – kjo nuk do të jetë jeta më e lumtur, por është e mundur.
Epidermi i trupit rigjenerohet çdo 2-4 javë. Në një vit njerëzi humbin rreth 0.7 kg lëkurë të vdekur.
Kockat e një personi mesatar mund të përballojnë rreth 16 mijë njerëz që qëndrojnë mbi të.
Ngjyra e syve mund të ndryshojë me moshën. Megjithatë, nëse ngjyra e syve ndryshon në mënyrë dramatike, ose nëse një sy ndryshon nga kafe në të gjelbër, duhet ta vizitoni mjekun. Ndryshimet e ngjyrave të syrit mund të jenë shenjë paralajmëruese e sëmundjeve të caktuara.
Flokët e njeriut mund të mbajnë peshën e dy elefantëve.
Njerëzit mund të mbijetojnë më gjatë pa ushqim se sa pa gjumë. Mund të jetojmë rreth 3 javë pa ngrënë, por pas 11 ditësh pa gjumë, trupat fillojnë të mbyllen.
Pa gishtin e vogël, do të humbisni rreth 50% të fuqisë së dorës tuaj.
Trupi përmban 60.000 milje të enëve të gjakut.
Gjatë jetës njerëzit prodhojmë pështymë të mjaftueshme për të mbushur 2 pishina.