Ngjarja që nuk ka ndodhur që prej vitit 2003 do të rikthehet sërish muajin e ardhshëm.
Toka dhe Marsi do të kenë takimin e tyre më të afërt rreth 27 korrikut.
Mendohet se planeti i kuq do të shfaqet i ndritshëm në qiell dhe do të shihet me sy të lirë.
Në Mbretërinë e Bashkuar do të jetë me e lehtë për t’u parë pasi do ndodhë pak para agimit.
“Si të gjithë planetët në sistemin tonë solar, Toka dhe Marsi lëvizin rreth diellit. Por Toka është më afër Diellit dhe për këtë arsye rrotullohet më shpesh rreth orbitës së saj. Toka bën dy rrotullime në të njëjtën kohë që Marsi bën vetëm një. Kështu që shpesh herë dy planetët janë në anën e kundërt të Diellit por shumë larg. Por ekzistojnë disa raste që Toka takohet me Marsin duke i kaluar shumë pranë. Nëse jeni të shqetësuar se 15 vite janë një kohë e gjatë, siguroheni që të shihni Diellin muajin e ardhshëm”, njofton NASA.