Zbulohen edhe 80 planetë të rinj jashtë sistemit tonë diellor. Kjo është bërë e mundur falë teleskopit hapësinor të NASA, Kepler, gjatë fazës së dytë K2. Ky konsiderohet një rekord nga astrofizikantët pasi brenda pak ditësh janë zbuluar shumë planet të rinj, dhe shpejtësia e misionit është edhe falë një softëare të instituit teknologjik MIT që ka përmirësuar vrojtimin e planetëve të rinj duke kontrolluar intensitetit e dritës së 50 mijë yjeve të monitoruara në teleskop.
Në botët e reja të zbuluara, shkencëtarët veçojnë një planet të cilin e konsiderojnë mjaft interesant, i cili orbiton përreth yllit HD73344. Ndodhet 114 vjet dritë larg nesh, ka një masë nga 2.5-10 herë masën e Tokës dhe është shumë i nxehtë, me temperaturë që arrijnë deri në 1300 gradë celcius, ose e barabartë me temperaturën e llavës gjatë shperthimit të vullkaneve.
Ky planet është edhe më i shndritshmi i zbuluar ndonjëherë nga misioni dhe sipas ekpertëve mund të konsiderohet i ngjashëm me Uranin ose Neptunin, por më i vogël e më i nxehtë. Falë afërsisë me Tokën, planeti është një ndër kandidatët kryesorë për nisjen e studimeve mbi atmosferën e tij.
Klan Plus