Hëna e Përgjakshme muajin e ardhshëm do të jetë eklipsi më i gjatë hënor i shekullit, kanë paralajmëruar astronomët, para hënës së plotë që do të ndodhë në korrik.
Hëna e Përgjakshme dhe eklipsi total i hënës do të jetë si asnjë eklips tjetër që ka ndodhur që nga viti 2001 e që do të ndodh ndonjëherë deri më 2100.
Eklipsi do të zgjatë një orë e 43 minuta – rreth 40 minuta më gjatë se çdo eklips tjetër deri më tani.
Sipas astronomit Bruce McClure i EarthSky.org, eklipsi do të ndodh diku rreth orës 20:22.
Eksperti i hapësirës tha: “Hëna e plotë e korrikut përfaqëson eklipsin më të gjatë hënor të shekullit 21 në natën e 27-28 korrikut, që do të zgjasë një orë e 43 minuta”.
Gjatë eklipsit, kur hëna të kalojë nëpër hijen e Tokës, hëna do të marrë një ngjyrë të kuqe në të portokalltë, në vend se të zhduket tërësisht nga syri i njeriut.