Një derrkuc tërhoqi vëmendjen jo vetëm të banorëve të fshatit ku lindi, por edhe të përdoruesve në internet. Shkak u bë pamja e tij e pazakontë. Me fytyrë gjysmë elefanti dhe gjysmë njeriu, ai lindi në një fshat në juglindje të Kinës duke habitur banorët, të cilët u mblodhën për ta parë nga afër.
Kafsha, sipas asaj që shkruan “DailyMail”, vdiq dy ditë pasi erdhi në jetë dhe dyshohet se vuante nga sindroma e ciklopit.
Videoja e derrkucit, të cilin shumë e kanë cilësuar si “përbindëshi” u postua në internet më 28 Qershor. Personi që e postoi tha se ai ishte filmuar në Jiangmen, në provincën e Guangdong. Në video ai mund të dëgjohet teksa thotë: “Shiheni këtë monstër me noçkë eleganti, gojë pule dhe fytyrë njeriu…”
Pamja e tij e pazakontë me gjasë ishte shkaktuar nga një gjendje kongjenitale e njohur si holoprosencefalia, ose ndryshe sindromi i ciklopit. Ky zhvillim anormal mund të ndodhë edhe tek njerëzit.