Në transportin publik në Japoni kur një vajzë e re, modele ngre krahun për t’u kapur tek tubi ose mbajtësja, pasagjerët do mund të shohin në sqetullën e saj një reklamë nga Sishin Biyo, një rrjet qendrash bukurie që ofron depilim me lazer. Bëhet fjalë për sipërmarrjen e parë që ka kontaktuar me agjencinë Wakino, e cila është e specializuar në reklamat për sqetullat. Vetë emri Waki do të thotë sqetulla. Reklamat e saj janë ngjitëse prej 5 cm me 10 cm dhe i paguan modelet me ¥ 10.000 ose 90 dollarë ora. “Reklamat e sqetullave janë mjaft tërheqëse për shkollat e guidës, dedektivët privatë, profesione të caktuara dhe agjenci rekrutimi,” – shprehet “The Times”. Sipas AdWeek nuk është hera e parë që japonezët e sjellin reklamën përmes trupit.
Në vitin 2013 shihje të rinj me ngjitëse në muskuj për të promovuar çdo gjë që nga filmi “Ted” deri tek lëvizjet “Green day”. Aktualisht firma rekruton modele femra dhe meshkuj dhe zhvillon një konkurs për bukurinë e sqetullave në nivel kombëtar. Ted Wright, themelues i firmës së reklamave “Fizz” nëAtlanta u shpreh për AdWeek se është një ide e shkëlqyer, nëse je firma e parë që e përdor. Sigurisht që njerëzit nuk do të fiksohen, nëse je firma e tretë, megjithatë kjo praktikë sapo ka filluar në Japoni. Wright tha se në Amerikë sqetullat janë një vend perfekt për këto lloj reklamash sidomos në qytetin e Nju Jorkut me rrjetin e tij të madh të metrove.