Pika më e pastër e ujit në botë

Diel, 26 August 2018 20:36

Shkencëtarët nga “Vienna University of Technology” njoftoi dje se kishin krijuar pikën e ujit më të pastër në botë. Ky ujë ultra i pastër mund të ndihmojë të kuptojmë sesi sipërfaqet vetëpastruese të tilla si ato të veshura me dioksidin e titanit (TiO2) mbulohen nga një shtresë misterioze molekulash kur bien në kontakt me ajrin dhe ujin.

Në dritën e diellit.

Kur sipërfaqet me TiO2 ekspozohen ndaj dritës ultraviolet ato reagojnë në mënyrë të tillë që “gëlltisin” çdo përbërës mbi to. Kjo u jep këtyre sipërfaqeve një numër të madh cilësish si p.sh pasqyra e veshur me TiO2 nuk do të thithë avullin edhe në një banjo me plot me avull. Por t’i lësh ato në një dhomë të errët për shumë kohë në mënyrë misterioze formohet papastërtia.

Shumë nga shpjegimet e dhëna përfshijnë një lloj reaksioni kimik me avullimin e ujit të ambientit. Diebold dhe ekipi i saj aplikoi një pikë të një uji ultra të pastër në sipërfaqe dhe treguan se uji i vetëm nuk shkakton shfaqjen e shtresës.

Krijimi i pikës ultra të pastër ishte një sfidë, pasi uji kontaminohet shumë shpejt me gjurmë papastërtish dhe se uji ultra i pastër nuk ekziston.  Për t’iu afruar sa më shumë kësaj cilësie Diebold tha se ekipi saj krijoi një pajisje të specializuar që e çonte ujin në limitet e tij. Në një dhomë me vakum ndodhej një “gishtëz” që varej nga tavani i ftohur në – 220 gradë të Fahrenheit, ose -140 Celcius. Shkencëtarët atëherë lëshuan një pikë avulli të pastër nga një dhomë e pasme për në vakum, kështu që uji formoi akull në majë të asaj gishtëze. Shkencëtarët më pas lejuan akullin të ngrohet dhe të shkrijë në mënyrë që të binte mbi një sipërfaqe me TiO2 përpara se të avullonte në një dhomë me presion tejet të ulët. Më pas TiO2 nuk tregoi shenja të shtresës molekulare që disa shkencëtarë dyshonin se vinte nga uji. Diebold tha se as uji, as dioksidi i titanit nuk kanë qenë kurrë të ekspozuar në ajër më parë.  Përdorimi i mikroskopëve dhe i spektroskopëve mbi TiO2 tregoi se shtresa nuk ishte e përbërë nga uji ose nga përbërës të lidhur me ujin. Përkundrazi ishte acidi acetic, (që i jep shijen e thartë uthullës) dhe acidi formic, një përbërës i ngjashëm. Të dy këto janë nënprodukte të rritjes së bimëve dhe janë prezent në sasi të vogël në ajër dhe me sa duket ka mjaftueshëm materiale plluskuese që ndotin sipërfaqet vetëpastruese. / bota.al

Login to post comments