Një kallamar përbindësh 4 metra i gjatë është zbuluar në brigjet e Wellington, në Zelandën e Re.
Kjo krijesë është zbuluar nga tre vëllezër, të cilët kishin dalë për një zhytje në mëngjes.
Daniel, Jack dhe Matthew Aplin ishin duke eksploruar në, kur u përballën me kallamarin. Ata thanë se kishin parë peshkaqenë gjatë udhëtimit të tyre të zhytjes, por nuk kishin parë një kallamar të kësaj madhësie.
Pas zbulimit të kësaj krijese ata kontaktuan me Institutin Kombëtar të Ujit dhe Kërkimeve, të cilët e morën kallamarin.