Mos i hidhni qeset e përdorura të çajit, sepse mund t’ju jenë të dobishme për diçka tjetër.
Hiqeni kapësen metalike nga qesja dhe lidheni me pe që të mos bien fletët.
1. Në ujë në të cilin keni zier brumin, mishin e pulës ose bishtajoret shtoni qesen e përdorur të çajit. Kur të vlojë, nxirreni qesen dhe vazhdoni normalisht të zieni. Gjellës do t’i japë aromë sikur erëzat.
2. Nëse keni grirë qepën, p.sh. aroma e pakëndshme do të mbetet në duart tuaja, pra mund ta eliminoni aromën kur t’i fërkoni gishtat me qesen e përdorur të çajit.
3. Nëse nuk keni me çka të rrihni mishin që të zbutet, thjesht hapeni qesen e çajit dhe pak fletë qitni nëpër mish. Do të ketë efekt të ngjashëm.
4. Qeset mund t’i përdorni edhe për pastrim. Mobilet e vjetra të drunjta do të duken sikur të reja nëse njomni qesen e vjetër të çajit dhe e fërkoni drurin. Nëse e kaloni qesen e njomur të çajit nëpër sipërfaqe të qelqit dhe të pasqyrës dhe i fshini me leckë të thatë, do të jenë shumë të shkëlqyeshme.
5. Me qese të çajit fërkoni yndyrën në furrë ose eliminoni njollat e mërzitshme në banjë. Aromat e pakëndshme eliminoni duke vënë çajin në kovë të bërllokut apo në frigorifer.