Pjesa më e madhe e njerëzve e nisin ditën me një kafe për të qenë produktiv dhe energjik gjatë ditës. Por a e dinit se ju ndihmon të bini në peshë?
Një kafe e bërë me kokrra jeshile është gjëja më e vlefshme kur doni të zhdukni kilogramët e tepërt. Një mjek diete zbulon se është e mbushur me përbërës që luftojnëyndyrën.
Rick Hay dëshmoi se kjo gjë është e vërtetë me anë të një studimi. Ai ndihmoi klientët që të humbisnin peshë tre herë më shpejt se në rastet kur konsumojnë kafe të zakonshme.
"Kokrra e kafes jeshile është një stimulant natyral që ka më pak kafeinë se kafeja normale", tha ai. Më pas shtoi se është e përbërë me antioksidantë dhe acid klorgjenik.
Acidi klorogjenik besohet të jetë përbërësi kryesor në kokërr kafeje të gjelbër që prodhon efekte të humbjes së peshës.