Robotët policë janë tashmë realitet. Në rrugët e 16 shtëteve amerikane qarkullon tashmë inteligjenca artificial, që ndryshe nga njerëzit, duket se është e aftë të dallojnë qëllimet e rrezikshme të njerëzve. Dhe këtë arrijnë ta bëjnë nëpërmjet një mix mes inteligjencxës artificial, sistemeve të piltoimit të automjeteve dhe stataistikave të të dhënave.
Gjithashtu janë në gjendje të regjistrojnë target e automjeteve dhe të masin nxehtësinë e objekteve. Patrullojnë pa pushim pavarësisht kushteve atmosferike në aeroporte, parikingje, rrugë por edhe në qendra tregtare, banesa apo vila të mëdha. Mund të merren me qera për periudha të shkurtra në bazë të kërkesave të klientëve.
Sipas autoriteteve kanë aftësi të perceptojnë dhe etiketojnë personat e dyshimtë dhe të regjistrojnë një sasi të madhe të dhënash si numrat e celularëve të të gjithë kalimtarëve të një zonë të caktuar në cdo moment. Por gjithsesi në respect të privatësisë specifikojnë autoritetet amerikane. Aktualisht po përdoren në zona dhe lagje të rrezikshme si një masë shtesë dhe në ndihmë të policisë njerëzore.