Ka hite, e njëkohësisht ka këngë që bëhen të tilla vetëm pasi përpunohen sërish. Pikërisht historia ka treguar se versionet “remix” ndonjëherë janë më të suksesshme se origjinali.
- Major Lazer feat. Nyla & Fuse ODG – “Light it up”
Major Lazer së bashku me skuadrën e tij e përpunuan versionin origjinal dhe sollën këtë super hit që e keni dëgjuar shumë që kur doli në treg. Një version i freskët, me “beat” ritmik që me pjesëmarrjen e Fuse ODG, arriti të kapë majat e klasifikimeve.
- Mike Posner- “I took a pill in Ibiza” (Seeb Remix)
Versioni origjinal është një këngë akustike me kitarë për ju që nuk e dini. Një teksti të paparë dhe një melodie shumë të bukur, ju shtua përpunimi remix dhe… arriti të ishte në mendjet tona gjithë ditën, dhe në klasifikimet e 10 më të mirave për shumë gjatë.
- Beyonce- Flawless ft. Nicki Minaj
E si mund të ndodhte ndryshe? U bashkuan dy prej divave të muzikës dhe definitivisht ky është një ndër remix-et më të suksesshme me më shumë se 51 milionë klikime.
- The Weeknd feat. Eminem- The Hills
The Hills ishte një këngë, që edhe versioni origjinal i të cilit mori shumë sukses. Por Eminem e dërgoi në një tjetër dimension me tekstin dhe ritmin e pakrahasueshëm.
- Komodo-(I just) died in your arms
Ka vetëm 4 muaj që ky version i këngës ka dalë, dhe shumë nuk e dinë që është në fakt një remix. Kënga origjinale i përket grupit të rrokut “Cutting Crew” dhe është publikuar për herë të parë në 1986. Pra, 32 vite më vonë vjen një ripërpunim i tij dhe është sigurisht një sukses. /Blitz.al/