Pa pasur drejtues, me 4 lokomotiva dhe 268 vagonë të transportuar një tren mallrash i ngarkuar me xehoror hekuri , ka përshkuar këtë herë një gjatësi prej 92 km në Australinë Perëndimore. Kjo ka ndodhur në rajonin e Pilbara në Australi, ku Gjigandi austrilian i minierave BHP Billiton ka shmangur qëlllimisht një tren pa persona në bord në rajonin në zonën e Australisë Perëndimore.
Mësohet se makinisti kishtë zbritur nga lokomotiva për të inspektuar një nga vagonët rreth orës 4.40 të mëngjesit me orën lokale, kur treni ka filluar të lëvizë pa drejtues në të.
Treni është ndalur rreth 25 minuta më vonë, ndërsa mendohet se ai mund të kishte përshkuar edhe më shumë se 200km, derisa kompania u detyrua të ndërmerrte veprime për ta ndalur në një një qendër kontrolli në pikën 119 km nga Port Headland, thuhet në një deklaratë nga Zyra Australiane e Sigurisë së Transportit (ATSB) , transmeton Dayly Mail.
Ndërkohë, mësohet se kompania austriliane BHP Billiton ka pezulluar të gjitha operacionet hekurudhore të hekurit në Australi Perëndimore pas kësaj ngjarje.