Një hero i luftës në Londër është goditur nga hajdutët vetëm për një televizor 10 dollarësh.
Veteran Peter Gouldstone, 98 vjeç është sulmuar kur po flinte në krevat. Familja e pensionistit e bëri rastin publik dhe publikoi fotografinë e të moshuarit të shtrirë pa ndjenja në spital.
E përditshmja “TheSun” ka hapur një faqe fondesh për të mbledhur 5 mijë dollarë për të. Sulmi që ndodhi në shtëpinë e tij në Arnos Grove, e ka lënë me sy të nxirë e me shenja të tjera në fytyrë.
98-vjeçari u gjet pa ndjenja nga i biri që vuri rrëmujën në shtëpi me sirtarë të hapur dhe rroba në tokë. E gjitha ishte shkaktuar nga hajdutët që ishin në kërkim të gjërave me vlerë dhe parave, por ia dolën të merrnin vetëm në televizor të lirë.