‘Droga e Hitlerit’. Për këtë etiketim po diskuton Gjermania.
E përditshmja Bild shkruan se ‘droga e Hitlerit’ po përdoret masivisht në orgjitë e shumta që po organizojnë homoseksualët në Berlin.
Por çfarë është ‘droga e Hitlerit’? Bëhet fjalë për metamfetaminën, një drogë e shpallur si e paligjshme në vitin 1988. Ajo përdorej gjerësisht nga nazistët, siç thekson shkrimi i mëposhtëm i Bild.
Stimulanti ‘pervitin’ ishte ‘shpirti i frymës naziste’, shkruan autori Norman Ohler në vitin 2015.
Metamfetamina Pervitin ishte droga e preferuar e elitës naziste.Tashmë njihet me emrin ‘kristal met’.
Punishtet e posaçme të Berlinit i kishin dërguar ushtrisë naziste më shumë se 200 milionë pilula nga viti 1939 deri në vitin 1945.
Psikologu i ushtrisë, profesor Otto Ranke, shkruante në atë kohë: “Është kaq e suksesshme, sa ushtarët marshojnë nga 36 deri në 40 orë pa kurrfarë lodhje të dukshme”.
Edhe vetë Hitleri ishte i varur prej saj. Këtë e konfirmon mjeku i tij personal, që e quante atë ‘pacienti A’. Brenda 1349 ditëve ai i kishte injektuar mbi 800 doza me metamfetaminë dhe opiat.
Metamfetamina vepron si adrenalina e trupit.