Adoleshenti milioner brenda natës, por i gëzon vetëm disa orë

Premte, 01 February 2019 22:06

Një adoleshent u bë milioner brenda natës, pas një gabimi teknik që rriti vlerën e një çeku të gjyshes së tij.

Dane Gillespie, nga Belfast, u zgjua të mërkurën në mëngjes duke zbuluar 839 milionë paund në llogarinë e tij, shumë më tepër se një ditë më herët.

18-vjeçarit i kërkuar nga nëna e tij, Caroline, që të sigurojë një çek prej 8900 paund nga gjyshja e tij, i shlyer nga një shoqëri ndërtimi.

Por, kur studenti kontrolloi llogarinë, mbeti i tronditur duke zbuluar miliona paund.

Gruaja Caroline tha se burri i saj i kishte dërguar menjëherë fotografinë e detajeve të llogarisë bankare dhe ëndrra e tyre ishte të blinin një Porsche.

“Unë i thashë mos u mashtroni, pasi këto nuk janë paratë tona”.

Fatkeqësisht për adoleshentin- gabimi u korrigjua shpejt nga dega e Donegall Place.

Djali u bë milioner vetëm për disa orë para se llogaria e tij të kthehej në normalitet.

Caroline tha: “Nuk mund ta besonim këtë. Djali im mendonte se ishte milioner për disa orë”.

Login to post comments