Autostrada e varur nën ujë, Norvegjia nis projektin e jashtëzakonshëm

Saturday, 02 February 2019 21:15

Me akullnajat madhështore, fjordet dhe malet, Norvegjia është e njohur për peizazhin e saj natyror fantastik.

Sidoqoftë terreni i thyer nuk i bën udhëtimet e lehta. Më shumë se 1,000 fjordet e bregut shtrihen në pjesën perëndimore të vendit skandinav, që është shtëpia e një të tretës të popullsisë së vendit prej 5.3 milionë banorësh.

Për të bërë udhëtimin prej 1.100 kilometrash mes qytetit jugor të Kristiansandit dhe Trondheimit në veri nëpërmjet bregut perëndimor, aktualisht duhen 21 orë dhe shtatë kalime me anë të tragetit.

Qeveria norvegjeze ka në plan ta shkurtojë atë kohë me gjysmën e saj me anë të një projekti infrastrukturor prej 40 miliardë dollarësh, që do e bënte rrugën pa traget.

Plani përfshin urat dhe tunelin më të thellë dhe më të gjatë nënujor në botë, që do shpohet nën shtratin e detit.

Por aspekti më ambicioz është ndërtimi tuneleve lundruese të zhytura që ulen rreth 30 metra nën sipërfaqen e ujit.

Nëse është e suksesshme, Norvegjia mund të fitojë një garë globale kundër vendeve si Kina, Koreja e Jugut dhe Italia, të cilat po kërkojnë të ndërtojnë projekte të ngjashme.

Login to post comments