Peshonte plot 150 kilogramë një peshk ton që u zu nga peshkatarët në Vlorë. Një kuzhinier shfaqet teksa gatuan këtë peshk gjigant në kuzhinën e restorantit të tij. Pavarësisht madhësisë së peshkut, kuzhinieri vlonjat, tejet profesionist, nuk e ka aspak problem ta gatuajë.
Më një lëvizje të vetme, e ka ndarë peshkun në dy pjesë me thikë dhe më pas ua ka servirur klientëve të tij.