Ja 6 shtëpitë që sfidojnë natyrën...

Hënë, 10 February 2020 11:33

Idetë e shumicës së arkitektëve kërkojnë të gjejnë një harmoni ndërmjet natyrës dhe ndërtesave. Ata mundohen të shmangin dominimin e peisazhit nga banesat, duke i lënë vend natyrës të marrë frymë. Gjithsesi dizejnot moderne duket se po shtohen gjithmonë e më shumë dhe po guxojnë të thyejnë çdo ligj të fizikës. Ja ku janë 6 shtëpi që sfidojnë dhe vetë natyrën:

Shtëpia në shkëmb, Nova Scotia, Canada

Shtëpia në shkëmb, në bregun e Atlantikut në Nova Scotia, është një ndërhyrje tejet interesante në peisazh. Nëse e shikon nga kodra, shtëpia duket plotësisht normale. Por e parë nga bregu, ajo tregon ç’guxim kanë patur arkitektët e saj. Shtëpia gjendet në rrëzë të shkëmbit dhe një pjesë e saj duket se është plotësisht pa mbështetje. Arkitektët thonë se kjo është me qëllim “ për të rritur ndjeshmërinë mbi peisazhin nëpërmjet sensit të vertigos, ndjesi që përjetohet kur individi humbet baraspeshimin. Shtëpia të bën të ndihesh sikur po pluskon në oqean. “ Pavarësisht se ndërtesa duket tejet e rrezikshme, ajo është shumë e qëndrueshme.

 
 

Image

 

Hirafu në Niseko, Kokkaido, Japoni

Arkitektët e kësaj ndërtese të jashtëzaakonshme pushimesh në Hokkaido, ishullin e dytë më të madh të Japonisë, krijuan një strukturë në formë L-je, që lidh shtëpinë me kodrën.

Dy kuba qëndrojnë sipër njëri-tjetrit, duke dhënë përshtypjen se e gjithë struktura mund të rrëshqasë poshtë kodrës. Dritaret janë të mëdha dhe hyrja për në shtëpi gjendet në kubin më të ulët. Brenda shkallët të çojnë në kubin e dytë.

Image

Shtëpia në gur, Calpe Alicante, Spanjë

Gjeometria dhe linjat e pastra janë karakteristike në këtë projekt, në zonën Alicante në Spanjë. Territori i vështirë ishte ai që frymëzoi një fromë 3 dimensionale mjaft të çuditshme.

Pishina duket sikur e zgjat shtëpinë drejt detit.

Image

Shtëpia në pemë, Xiuning, Kinë

Shtëpia në Xiuning nuk është ndërtuar në një pemë, por është 11 metra e gjatë dhe mes një pylli kinez në provincës Anhui.

E gjendur shumë pranë rrugës, shtëpai ka një stil minimalist dhe dhomat e saj të vogla, pasi shtëpia është ndërtuar me idenë për të qënë një pikë vrojtimi më shumë se një shtëpi banimi

Image

Shtëpia në Los Angeles, Kaliforni, Shtetet e Bashkuara

Kjo banesë ngjason me një copë letre të palosur me kujdes. Fasada e shtëpisë është me forma të ndryshme dhe një pjesë e themeleve të saj është e zhytur thellë në terren.

Image

Casa Del Acantilado, Salobrena, Granda, Spanjë

E ndërtuar në bregun spanjol të Granadës, shtëpia është një nderim për arkitektin Antoni Gaudi.  Ajo jo vetëm që është e ‘varrosur’ në kodër, por gjithashtu e fshehur pas një tarrace modern. Kur shihet nga lart format e saj ngjasojnë me një dragua ose dallgët e detit. Ajo ka dy zona; një më e hapur dhe me funksione të përditshme, ndërsa tjetra më initme.

Image

Login to post comments